Lufta E Çetave Në Shqipëri

ebook

By Hermann Frank

cover image of Lufta E Çetave Në Shqipëri

Sign up to save your library

With an OverDrive account, you can save your favorite libraries for at-a-glance information about availability. Find out more about OverDrive accounts.

   Not today

Find this title in Libby, the library reading app by OverDrive.

Download Libby on the App Store Download Libby on Google Play

Search for a digital library with this title

Title found at these libraries:

Library Name Distance
Loading...

Shqipëria ishte deri në gusht të 1943 zonë e influencës italiane dhe e pushtuar prej italianëve. Trupat gjermane luftuan pak më gjatë se një vit atje, - nën komandën e korparmatës së XXI alpine, vetëm pas daljes së Italisë nga lufta dhe shpalljes së luftës kundër Gjermanisë.

Kur gjermanet hynë në Shqipëri, erdhën me miratimin e qeverisë së atëhershme si çlirimtarë prej italianëve, në një vend, që është krenar dhe liridashës qëkurse mbahet mend. Por është po ashtu i përçarë në vetvete dhe i ndarë në shumë grupe interesi.

Shumë shpejt pas hyrjes në vend nisi lëvizja komuniste e partizanëve. Në jug ajo u udhëhoq nga lëvizja greke Elas, në veri dhe Mal të Zi nga çetat e Titos. Në sajë të mbështetjes nga aleatët u përmirësuan niveli i armatimit dhe komandimi nga muaj në muaj, kështu që çetat u shndërruan pak e nga pak në njësi ushtarake.

Qeveria shqiptare në Tiranë kishte si objektiv ta bënte Shqipërinë sërishmi të pavarur dhe autonome. Në këtë mes ajo u mbështet nga politika gjermane - edhe në drejtimin ekonomik. Por as këta shqiptarë, as Vehrmahti gjerman nuk mundën t'i bënin ballë ofensivës komuniste. Dhe kur me zbrazjen e Ballkanit nga gruparmata E (gjeneralkoloneli Lër), trupat gjermane çanë me luftë rrugën e hidhur drejt Veriut, mbi Shqipëri u përplas vala komuniste. Vendi është sot kryeurë e BRSS-së në detin Mesdhe.

Se çfarë tragjedish u luajtën pas marrjes së pushtetit nga komunistët, si duket sot faktikisht situata brenda vendit, - ne nuk e dimë. E sigurtë është vetëm që territori i Kosovës i ka kaluar përsëri Jugosllavisë.
Hermann Frank

"Fjala e burrit, betimi dhe dorëzania janë në Shqipëri ende në fuqi tamam si në kohën e mjegullt të ilirëve. Mënyra e tyre e luftës ka mbetur gjithmonë e njëjta, vetëm armiqtë ndërroheshin. Pas romakëve erdhën sllavët. Pastaj në vend depërtuan turqit. Austriakët dhe anglezët ishin invazorët në luftën e parë botërore. E tani janë gjermanët këtu. Ata erdhën vërtet si miq, por kundrohen si pushtues e në këtë mënyrë si armiq, që duhen asgjësuar"

Herman Frank

Duket se urrjetja është e destinuar të ketë jetë të shkurtë, të myket nëpër arkiva e libra historie e dashuria mes njerzve e popujve të fitojë e të jetë jetëgjatë.

Sot ka në Gjermani shumë më shumë shqiptarë se sa ka patur gjermanë në Shqipëri.

Rexhep Shahu

Lufta E Çetave Në Shqipëri