
Sign up to save your library
With an OverDrive account, you can save your favorite libraries for at-a-glance information about availability. Find out more about OverDrive accounts.
Find this title in Libby, the library reading app by OverDrive.

Search for a digital library with this title
Title found at these libraries:
Library Name | Distance |
---|---|
Loading... |
Shqiptarët, po t'a këndojnë me kujdesin qi meriton, do të mësojnë shumë sende të dobishme prej këtij libri.
Mâ së pari do të kenë para sýsh nji pasqyrë të kthjellët, dokumentin mâ autentik t'opinionit politik sërb mbi ta.
Së dyti do të shohin se si punojnë bota, e në rasën konkrete sërbët, për interesat e nalta të kombit të tyne. Të bashkuem të tânë si nji trup në fushën e armëvet, sërbët, fitojnë luftën bashkë me aleatët e tyne ballkanikë kundra turqvet dhe kthehen e luftojnë prap me triumf aty për aty kundra nji aleati e vëllai të racës së vet ... Krejt opinioni publik përkrah veprën politike të qeverís së tij qi përpiqet me nxjerrë frytin mâ të madh prej fitimit t' armëvet ... nji ish-kryeministër vên në dispozitë të kombit të vet pêndën e tij të zjarrtë e mâ të pa skrupull se armët qi bâjnë namin në fushat e Kosovës e të Maqedonís... dhe nji Naltësí Mbretnore i shoqnohet atij në ndihmë të qeveritarëvet qi janë kapërthye në luftë diplomatike kundra krijimit të nji shteti shqiptar. (Mustafa Kruja)