Sytë e Lirisë

ebook

By Rexhep Shahu

cover image of Sytë e Lirisë

Sign up to save your library

With an OverDrive account, you can save your favorite libraries for at-a-glance information about availability. Find out more about OverDrive accounts.

   Not today

Find this title in Libby, the library reading app by OverDrive.

Download Libby on the App Store Download Libby on Google Play

Search for a digital library with this title

Title found at these libraries:

Library Name Distance
Loading...

Ky libër nuk është thjesht një libër kujtimesh, por një libër kujtese. Ekzistenca kombëtare e shqiptarëve e ka lidhur fatin e saj te vetëdija historike, tek mprehja e shqisave për të mbajtur mend gjithë vuajtjet e sakrificat e panumërta. Dëgjohet shpesh të thuhet edhe nga miq e dashamirës tanë të shumtë se historia si mësuese e jetës duhet t'i shmangë sa më shumë episodet e pakëndshme, që brezat e rinj të këtij trualli të rriten pa frymën e urrejtjes ndaj të tjerëve. Sidomos ndaj fqinjëve. Kjo kërkesë besojmë se është për të gjitha palët. Fryma kristiane "duaje armikun tënd" do të duhej ndër të tjera që xhelati i dikurshëm të njihte sadopak krimet e djeshme, madje të kërkonte ndjesë siç duhet. Por nga pala që përfaqëson krimin dhe dhunën shtetërore, të njohur tashmë botërisht, vijnë sinjale të përkundërta me pendesën. Mungesa e ndjesës nuk e fsheh dëshirën për përsëritjen e krimeve sapo të krijohen rrethanat e duhura.
Kur nuk je i lirë që të valvisësh flamurin e kombit tënd, por të imponojnë ta valvisësh flamurin e pushtuesit, të këndosh hymnin e flamurit të pushtuesit, ky është poshtrim. Kur të ndjekin, survejojnë, të thërrasin në "bisedë informative" se nuk e do pushtuesin, kur të torturojnë, të rrehin si qen për fajin e vetëm se je shqiptar e nuk deshiron të jesh jugosllav, të quhesh jugosllav, ky është poshtrim.

Sytë e Lirisë