
Sign up to save your library
With an OverDrive account, you can save your favorite libraries for at-a-glance information about availability. Find out more about OverDrive accounts.
Find this title in Libby, the library reading app by OverDrive.

Search for a digital library with this title
Title found at these libraries:
Library Name | Distance |
---|---|
Loading... |
Poeti shqiptar që jeton në Amerikë, Vaid Hyzoti, me librin "Dita ime - një cigare" na bën ta lexojmë e dëgjojmë në libër gjamën e burrit për atdheun që e kanë nxjerrë në shitje, për urën e shembur mes njerzve, se urat nuk i duan, i shembin për me ngritë mure e diga, për vetminë që derdhet mbi njeriun mes njerzve.
"Dita ime një cigare", i poetit e kritikut të njohur Vaid Hyzoti, libër ku akujt e dhimbjes shpojnë, ku malli djeg e përvëlon, ku dhemb rëndë malli i burrit për atdheun, ku vlojnë mungesat e tij dhe përvëlojnë lotët e panxjerrë për më të dashurit që ikin në qiell pa u parë me poetin sepse kanë në mes oqeane me ujë të njelmët e absurd njerzor.
"Dita ime - një cigare" na kujton gjithashtu se vetem dashuria shënohet e shënon në defteret e kësaj bote ndërsa urrejtja nuk zë vend edhe pse shpesh na djeg çaste të shumta jete.
Dashuria bën dritë gjatë djegies tonë.