"Korrigjimi" i Kufirit Kosovë-Serbi dhe "Bashkimi" i Luginës së Preshevës me Kosovën

ebook

By Hivzi Islami

cover image of "Korrigjimi" i Kufirit Kosovë-Serbi dhe "Bashkimi" i Luginës së Preshevës me Kosovën

Sign up to save your library

With an OverDrive account, you can save your favorite libraries for at-a-glance information about availability. Find out more about OverDrive accounts.

   Not today

Find this title in Libby, the library reading app by OverDrive.

Download Libby on the App Store Download Libby on Google Play

Search for a digital library with this title

Title found at these libraries:

Library Name Distance
Loading...

Diskursi më i neveritshëm dhe më i tensionuar për ndryshimin e kufijve midis Kosovës e Serbisë dhe "përkufizimit midis shqiptarëve dhe serbëve" si ide dhe plan i vjetër serb, me pasoja shumë të dëmshme për pavarësinë, sovranitetin shtetëror dhe integritetin territorial të Kosovës deri në zhbërjen e tyre, e përshkoi veçanërisht gjysmën e dytë të vitit 2018! Ndarja territoriale-etnike e Kosovës dhe "përkufizimi midis shqiptarëve dhe serbëve" (ideja nga Qosiqi e viteve të 60-ta deri Vuçiqi i sotëm) deri te "Konfederata" e Kosovës me Shqipërinë apo "bashkimin" e tyre sot (Hashim Thaçi) do të shënonte mosekzistimin e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran, sikundër që copëtimi i Luginës do ta fshinte atë si entitet territorial-politik. Këto janë qëllimet themelore të Serbisë që nga fundi i viteve të 60-ta të shekullit të kaluar.
Nga elaborimi i të gjitha dimensioneve gjeohapësinore, gjeopolitike dhe etnodemografike, sasinë dhe cilësinë e resurseve, rezulton përfundimi se me ndarjen e Kosovës dhe copëtimin e Luginës, me kusht që të merrej edhe hekurudha dhe autostrada (Korridori 10), humbëse janë Kosova dhe Lugina, ndërkaq fitues del vetëm Serbia, madje me vetë idenë dhe nismën e "korrigjimit" të kufirit; fituesi i dytë natyrisht është mikja e Serbisë, Rusia. Prandaj, është trishtuese të preken kufijtë ekzistues. Sipas sondazheve të bëra në Kosovë këto kohët e fundit, së paku 90% e qytetarëve të saj, shqiptarë, serbë e të tjerë, e kundërshtojnë "korrigjimin" e kufirit, ndërsa kundër është gjithë spektri politik i Kosovës.

"Korrigjimi" i Kufirit Kosovë-Serbi dhe "Bashkimi" i Luginës së Preshevës me Kosovën