Shtatë Fletore

ebook Vepra e Plotë Poetike

By Havzi Nela

cover image of Shtatë Fletore

Sign up to save your library

With an OverDrive account, you can save your favorite libraries for at-a-glance information about availability. Find out more about OverDrive accounts.

   Not today

Find this title in Libby, the library reading app by OverDrive.

Download Libby on the App Store Download Libby on Google Play

Search for a digital library with this title

Title found at these libraries:

Library Name Distance
Loading...

Shtatë Fletore: Vepra e Plotë Poetike. Pergatiti per botim Rexhep Shahu. Ky vellim eshte permbledhja e plote poetike e poetit martir Havzi Nela.

Ky është botimi i parë i plotë i veprës poetike të Havzi Nelës që botohet në 30 vjetorin e ekzekutimit të tij.
Përmes shënimeve, që shoqërojnë poezitë e tij mësojmë se poeti shpresonte tu kthehej poezive të veta, të cilat ishin hedhur nxitimthi në fletore duke i nxjerrë nga burgu i mendjes, ku i ruante me zor prej bjerrjes dhe harresës....

Poezitë e Havzi Nelës janë bërë objekt studimi të shumë shkrimtarëve e studjuesve. Botimi i veprës së tij të plotë do të ndihmojë për të gjykuar më drejt për përmasat, tematikën dhe vlerat e shumta të saj. Havziu ëndërronte të merrej vetë me veprën e tij. Shkrimi në fletore në kushtet e burgut për të ishte një mision shpëtimi. Është fatlume dita kur ata dolën përtej rrethojës me tela e gjemba. Megjithatë shkrimin e tyre e konsideron një punë të papërfunduar plotësisht....

Lexuesit do të dinë ta vlerësojnë dhe admirojnë veprën poetike të Hazi Nelës, që, me shpirtin e vet të paepur, ka nderuar letrat shqipe. (Izet Duraku)

Vështirë të ketë letërsia shqipe autor që e sheh kaq të plotë, të lidhur e bashkë atdheun përtej 28 mijë kilometrave katrorë. Vështirë, në mos e pamundur që në atë kohë të ketë autor nga Shqipëria administrative që të shkruajë aq shumë e me aq pathos për Kosovën, për herojtë e Kosovës, për të vjetrit e të rinjtë, në një kohë kur Kosova ishte e ndaluar në ne e për ne, ishte Jugosllavi.
Është ndër të rrallët antikomunistë me bindje që artikulon hapur e qartë me gjakftohtësi e thotë që, unë nuk ju dua. Është ndër të rrallët të burgosur që thotë, po, i kam thënë të gjitha çfarë të doni e të thoni ju pasi ai e kishte vendosë të përballej me diktaturën e dhunën e saj dhe nuk jepte pesë lekë për vdekjen, nuk e llogariste. Ndoshta antikomunistë të sotëm janë edhe ata ose fëmijët e atyre që e spiunonin Havziun në burg kur e dënuan me 8 vjet burg shtesë me 8 gusht 1975 në Rreshen vetem me deshmitarë teksa vuante dënimin e parë prej 15 vitesh burg që nga viti 1967.
Besoj se lexuesi që do ta marrë në dorë këtë libër do të thotë me mend, faleminderit.
Historia e lëtërsisë shqipe nuk ka një të fat dytë të tillë as për autorin as për veprën e tij dhe besoj se çdo lexues, çdo student, çdo nxënës do të ndalej para kësaj vepre të pazakontë e këtij autori të jashtëzakonshëm me krijimtarinë, me jetën dhe vdekjen e tij makabre duke e varë në litar dhe duke ia zhdukur kokën.
I vetmi shkrimtar shqiptar dhe europian i ekzekutuar me varje në litar pas Luftës së Dytë Botërore si disident politik i bindur antikomunist. (Rexhep Shahu)

Shtatë Fletore