Përgjuesi Serb i Ismail Qemalit

ebook

By Klubi i Poezisë

cover image of Përgjuesi Serb i Ismail Qemalit

Sign up to save your library

With an OverDrive account, you can save your favorite libraries for at-a-glance information about availability. Find out more about OverDrive accounts.

   Not today

Find this title in Libby, the library reading app by OverDrive.

Download Libby on the App Store Download Libby on Google Play

Search for a digital library with this title

Title found at these libraries:

Library Name Distance
Loading...

Në shkurt të vitit 1913, pas trupave të pushtimit në Shqipëri, Mbretëria Serbe filloi edhe ofensivën diplomatike për ta kërcënuar, e vënë nën këmbët e saj Qeverinë e Ismail Qemalit, e cila aso kohe ndjente mbi vete presionin e trupave greke që kishin mbërritur në detin përballë Vlorës, hakërrimën e trupave të shpartalluara turke në pamundësi tërheqjeje për në Turqi dhe ulurimën e armatës serbe, që nuk po i besohej se sa me lehtësi e kishte shkelur e përmbytur hapësirën shqiptare duke kapërcyer Kosovën, Rrafshin e Dukagjinit dhe Bjeshkët e Nemuna për të dalë në brigjet e Adriatikut, në Lezhë, Durrës e Tiranë....
Megjithatë ngritja dhe funksionimi i qeverisë së Ismail Qemalit edhe pse në kushte e rrethana tepër të vështira për t'i bërë ballë gjendjes së krijuar, ishin një brengë për autoritetet e Beogradit. Fuqitë e Mëdha të kohës, ndërkohë ishin të mbledhura në Londër në nivel ambasadorësh. Po diskutoheshin ndër të tjera, kufijtë e shtetit më të ri të Europës.
Në këto kushte çeshtja shqiptare mund të dëmtohej, të rrudhej e zvogëlohej, por nuk mund të zhdukej plotësisht, siç do të donin serbët. Feja vetë do të ishte që vetë autoritetet e reja shqiptare, duke përfshirë këtu Ismail Qemalin,tu shkonin për hosh dëshirave serbe, të pranonin diktatin e tyre duke nënshkruar në mos kapitullimin e plotë, pra robërinë vullnetare, së paku të pranonin symbyllur variantin serb të një Shqipërie "muhamedane", siç e quante Vlladan Gjorgjeviq në librin e tij "Shqipëria dhe Fuqitë e Mëdha", një copë të vogël territori midis lumejve Mat e Vjosë duke përjashtuar plotësisht brigjet detare bashkë me portet e Lezhës e Durrësit.
Për ta kryer këtë mision kryeministri serb Nikolla Pashiq emëroi konsullin e vendit të tij në Selanik, Zhivojin Ballugxhiqin. Diplomati i ri që do të shërbente më vonë deri sa u pensionua si kryediplomat i Mbretërisë Jugosllave në qendrat më të rëndësishme të Europës edhe në Romë e Berlin, ishte më 1913 një njeri i etur për karierë.
... Ai shfaqej i entuziazmuar si çdo serb i devotshëm për fitoret e vendit të tij, bile qe i bindur se gjendeshin kaq pranë ringjalljes së mbretërisë mesjetare të Stefan Dushanit. U duhej vetëm edhe fare pak punë, sa t'ia merrnin frymën përfundimisht ëndrrës shqiptare për liri e pavarësi kombëtare e shtetërore.
Kishte filluar të vihej në jetë programi përfundimtar i "Naçertarnias". Krenar se sukseset ushtarake qenë mbështetur në një punë të hapur e të fshehtë më se gjysmëshekullore nëpër Shqipëri, ku ishte ngritur një rrjet i dendur agjenturor, Ballugxhiqi filloj me etje punën e tij të përpunimit dhe shtrirjes së mëtejshme të këtij rrjeti me bashkëpunëtorë të zellshëm që do të ishin të gatshëm, sipas tij, të punonin pothuajse haptas në kundërshtim me interesat e Shqipërisë së sapongritur....
...Edhe sipas raporteve të Zhivojin Ballugxhiqit të paraqitura kryeministrit Nikolla Pashiq, Plaku i Vlorës, Ismail Qemali nuk ra në kurthin e diplomatit serb. Ai kundërshtoi i vendosur planet serbe për rrudhjen e mëtejshme të territoreve shqiptare, madje i premtoi diplomatit serb se do të kërkonte në qendrat europiane, çlirimin e krejt hapësirave shqiptare të pushtura nga trupat serbe.
Në ballafaqimin me diplomatin serb, gjithashtu e ruan krenarinë e tij rebele edhe heroi nga Mitrovica, Isa Boletini. Rrjedha e ngjarjeve të mëvonshme tregoi se të dy heronjtë e Pavarësisë mbase edhe për qëndrimet e tyre të paepura ndaj diplomatit të pa akredituar Ballugxhiq "u dënuan" me vdekje nga qarqet antishqiptare, realizimi mizor i së cilës nuk u vonua të dëshmohej.
Botimi i këtij libri është edhe një homazh nderimi për veprën e tyre të pavdekshme.
(Izet Duraku)

Përgjuesi Serb i Ismail Qemalit