I Humburi

ebook

By Fatos Kongoli

cover image of I Humburi

Sign up to save your library

With an OverDrive account, you can save your favorite libraries for at-a-glance information about availability. Find out more about OverDrive accounts.

   Not today

Find this title in Libby, the library reading app by OverDrive.

Download Libby on the App Store Download Libby on Google Play

Search for a digital library with this title

Title found at these libraries:

Library Name Distance
Loading...

Romani hapet me përshkrimin e ikjes së mijëra shqiptarëve, në mars të vitit 1991, nga Shqipëria. Ikje jo aq nga rreziku i persekutimit policor, ngase regjimi totalitar ishte në shembje e sipër, sa nga vendi ku ishin shtresëzuar pasojat e sundimit të këtij regjimi. Ikje prej gjurmëve dhe shenjave që mund të rikujtonin tmerrin e sundimit totalitar kah botës imagjinare të bollëkut dhe lumturisë.
Mars 1991. Thesar Lumi, banor në një nga qytezat pranë kryeqytetit, i hipën anijes në Durrës, bashkë me mijëra të tjerë, për t'u larguar drejt Italisë. Çastin e fundit ndërron mendje dhe zbret.
Me këtë skenë nis ky libër, i pari në ciklin e romanëve të shkruar prej Kongolit në fillim të viteve '90, që shënoi një sukses të jashtëzakonshëm brenda dhe jashtë vendit.
Pse donte të ikte personazhi dhe përse zbriti?
I botuar për herë të parë më se gjashtëmbëdhjetë vjet të shkuara, i përkthyer e i botuar deri tani në gjashtë gjuhë të huaja, ndër të cilat frëngjisht, gjermanisht, anglisht etj., ky libër sjell një tablo të papërsëritshme të jetës së përditshme në epokën e zymtë të diktaturës.
Është një eksod tronditës në brendësi të qenies.

I Humburi