cover image of Si

Sign up to save your library

With an OverDrive account, you can save your favorite libraries for at-a-glance information about availability. Find out more about OverDrive accounts.

   Not today

Find this title in Libby, the library reading app by OverDrive.

Download Libby on the App Store Download Libby on Google Play

Search for a digital library with this title

Title found at these libraries:

Library Name Distance
Loading...
SynopsisGjatë një mbrëmjeje të rëndomtë, me fara, birrë e thashetheme, anëtarët e familjes së z. Gani gjenden të ngujuar në shtëpi. I çuditshmi Ani i ka mbyllur brenda dhe synon të sqarohet me Ganiun për një firmë që ky e ka vënë vite më parë, në njërën nga zyrat e shumta ku ka punuar. Ani nuk le të kuptohet nëse vjen nga jashtë shtetit, apo nga një lagje tjetër e kryeqytetit, por ka sjellë me vete një si-libër që mund të jetë minë me sahat, ose një si minë që ka trajtë libri.Dramë e paaftësisë në pushtet dhe pas tij, "Si" është edhe një himn kushtuar Metaforës dhe atyre që i shërbejnë, jo rrallë duke u flijuar, të paktën metaforikisht.Deri në mbyllje të ngjarjes nuk vdes asnjëri nga të pranishmit, mbase as në sallë.AutoriFragment: "ANI - Herë të tjera bindesha se më shtyu arti... Një art që vlonte brenda meje, por të cilin nuk e shprehja dot as me shkrim, as me ngjyra, as me nota muzike, as në shtrat... me të dashurat... (Ganiut) Ty mund të ta zgjojë kërshërinë përmbajtja e si-librit, profesor... E di si e hartova? Siç u mblodhët ju të rëndomtët dhe u bëtë trup i vetëm... për të degdisur sa më larg e sa më gjatë aq të panjohur, shumica pa u dirsul mustaqja... ashtu i mblodha unë mbeturina, erëza, lëngje... dhe ja ku kemi në mest tënë këtë kryeveprë... (Të tjerëve) Si edhe ju, secili përbërës më vete është të paktën i pranueshëm. Si çdo ushqim i marrë veçmas. Ama, po i bashkove në një mënyrë të caktuar... Mos harroni një mësim të madh nga mërgimi jashtë a brenda, ju lutem: Nuk ka rëndësi çfarë e kë përdor, por si e vendos... A nuk kemi ne tani të drejtë, rrezik edhe detyrë, që të bindemi se autorë janë (Me ton anglishteje) shoku Gun-i me shokë dhe jo unë?!"
Si