
Sign up to save your library
With an OverDrive account, you can save your favorite libraries for at-a-glance information about availability. Find out more about OverDrive accounts.
Find this title in Libby, the library reading app by OverDrive.

Search for a digital library with this title
Title found at these libraries:
Library Name | Distance |
---|---|
Loading... |
Normalisht shqiptarët që jetojnë në Itali, gatuajnë duke u bazuar në recetat e dy kuzhinave, shqiptare dhe italiane... Nga njëra anë preferohet tradita e nga ana tjetër janë kërkesat e përditshme që ndikojnë në mënyrën e të ushqyerit dhe si rrjedhim në përdorimin e shumë recetave italiane. Ushqimet dhe pijet tipike veprojnë si një përcaktues i identitetit që praktikohet nga individët, si një faktor identifikues i grupit, ashtu siç shihet në rastet e festave fetare e laike ku miqtë dhe të afërmit (italianë dhe shqiptarë) mblidhen së bashku dhe shijojnë specialitetet tradicionale. Në këto raste, recetat shqiptare paraqesin një mjet për të krijuar relacione edhe gjatë komunikimit me italianët. Specialitetet shqiptare ngjallin diskutime rreth prejardhjes së vetë personave, historisë e ngjarjeve që kanë lidhje me ushqimet; kallëzime në lidhje me vendet dhe ambientet shoqërore. Kjo është aftësia e përkatësisë kulturore që përmbledh në një vend gjuhën, traditën dhe shijen.