Tregime të padukshme

ebook

By Ardian-Christian Kyçyku

cover image of Tregime të padukshme

Sign up to save your library

With an OverDrive account, you can save your favorite libraries for at-a-glance information about availability. Find out more about OverDrive accounts.

   Not today

Find this title in Libby, the library reading app by OverDrive.

Download Libby on the App Store Download Libby on Google Play

Search for a digital library with this title

Title found at these libraries:

Library Name Distance
Loading...

"E para u zhduk puthja. Lere, thanë ca nga ne, se as zogjtë, as peshqit, apo kushedi sa kafshë të tjera me e pa buzë nuk puthin dot. Do puthim me duar, me sy, me ç'të mundim. Ose nuk do puthim më, s'ka vdekur njeri nga mungesa e të puthurës.
Ishim të gjithë gjallë, në kantierin për të cilin, nëse dilje, betoheshe se nuk është burg, dhe ku, për sa kohë ishe brenda, betoheshe se krejt rruzulli është burg. Dhe një burg i vogël brenda një burgu pakrahasimisht më të madh vetëm burg s'kish si të qe.
Koha rridhte shpejt. Një gazmend i errët dhe një smirë që sillej si ndriçim dijeje na kaplonte saherë ndonjërit prej nesh i binte gjuha. Kjo u bë më vonë metaforë, por asokohe, për fatlumin gjithaq fatzi, dhe sidomos për ata që ende kishin gjuhë, ishte thjesht një këputje e gjuhës, nga rrënja, si koçan misri, si kastravec, si gjuhë gjedhi, rënie përtokë, në prehër, në jastëk, në tryezë, gjatë ngrënies, grindjeve, thashethemeve, gajasjeve, kollitjeve, teshtimave, por edhe gjatë heshtjes".

Tregime të padukshme