Perla

ebook

By Ardian-Christian Kyçyku

cover image of Perla

Sign up to save your library

With an OverDrive account, you can save your favorite libraries for at-a-glance information about availability. Find out more about OverDrive accounts.

   Not today

Find this title in Libby, the library reading app by OverDrive.

Download Libby on the App Store Download Libby on Google Play

Search for a digital library with this title

Title found at these libraries:

Library Name Distance
Loading...

DËSHMI

Ne që s'patëm kohë të vetëvritemi, hapëm derën si të ver¬bër dhe hymë në shtëpi dhe deshëm të ndiznim dritat, por u puthëm dhe harruam t'i ndiznim. Ne u puthëm dhe deshëm ta kyçnim derën, por u puthëm dhe harruam ta kyçnim. Ne u puthëm dhe hymë në një si dhomë dhe deshëm të mbështeteshim diku, s'kish rëndësi ku, por u puthëm dhe nuk u mbështetëm askund. Ne patëm shtruar tryezën, dhe shishet me verë dhe torta dhe qirinjtë dhe cigaret na prisnim, por u puthëm dhe i harruam ato. Ne u puthëm dhe nuk di si e gjetëm shtratin dhe ndodheshim në një dhomëzë mëse të zhveshur, mëse të varfër, dhe ishim buzët e njëri-tjetrit dhe u zhveshëm.
Këmbët tona ikën nga toka dhe veshjet dhe fustani dhe këmishët dhe këpucët dhe vathët dhe orët u hodhën e u shpërndanë rreth nesh, rreth puthjeve tona dhe ikëm edhe ne bashkë me to, ikëm nga pështjella e mortme. Ne u zhveshëm dhe u puthëm dhe u shtrimë a u ngritëm diku, dhe nata ish e gjatë, e gjatë, dhe nata ish e qetë, e qetë, dhe ne s'kishim kohë të vetëvriteshim.
Dhe të nesërmen i gjetëm të gjitha: edhe dhomën, edhe tryezën, edhe veshjet, edhe shishet e verës, edhe tortën, edhe cigaret, edhe muret, edhe kohën.
Vetëm qirinjtë ishin shkrirë.

Perla