
Sign up to save your library
With an OverDrive account, you can save your favorite libraries for at-a-glance information about availability. Find out more about OverDrive accounts.
Find this title in Libby, the library reading app by OverDrive.

Search for a digital library with this title
Title found at these libraries:
Library Name | Distance |
---|---|
Loading... |
Ky libër është një lloj monografie rreth figurës së konsullit francez Auguste Dozon dhe veprës së tij kushtuar Shqipërisë dhe shqiptarëve, duke botuar dy vepra madhore si "Përralla shqiptare" vlerësuar me çmimin "Volney" të Akademisë Franceze dhe "Manualin e gjuhës shqipe", duke ndërmarrë ndërkohë dhe nismën për hartimin e një alfabeti të gjuhës shqipe. Konsulli francez Auguste Dozon ishte nga ata konsuj që e tërhiqte në mënyrë të veçantë trashëgimia popullore, folklori, këngët e përrallat, gjuha dhe mitet e popujve. Ja pse që kur erdhi në Janinë në vitin 1869 ai filloi të studionte pasurinë kulturore të shqiptarëve. Gjatë qëndrimit të tij në Janinë dhe në kontakt me shumë shqiptarë që njihnin gjithashtu greqishten dhe frëngjishten, veçanërisht ata të gjimnazit "Zosimea", duke u mbështetur te Konstandin Kristoforidhi, njeri me kulturë të gjerë dhe iluminist i vendosur (siç shkruan ai), i cili qysh prej 20 vjetësh po punon për një fjalor të vëllimshëm prej 40000 fjalësh shqip-greqisht), si dhe me disa nxënës të gjimnazit të "Zosimea"-s, shqiptarë, të cilët e ndihmuan jo vetëm në përkthimin, por edhe në mbledhjen e këngëve e përrallave siç ishin dhe Naim Frashëri, Vangjel Meksi, etj. Pra, i rrethuar nga shqiptarë të tillë, këto kërkime të Dozonit nisën të bëhen pasionante, edhe pse regjistrimet gojore ishin të lodhshme, nëpër fletore e copa letrash, duke u munduar të kapte fjalë të panjohura apo dialektore dhe duke u përpjekur t'i shkruajnë ato drejt fonetikisht. Këngët ishin vërtet tepër të bukura, shumë prej tyre romantike dhe erotike, përrallat plot figuracione të habitshme. Bashkëpuntorët e tij shkonin në vende ku mblidheshin njerëz të ndryshëm, i pyesnin ata rreth këngëve, i vinin të tregonin përrallat dhe mbanin shënime, të cilat ia përkthenin në greqisht dhe ia tregonin atij.
Pikërisht në këtë periudhë kishte filluar një organizim i albanistëve shqiptarë, pra, të i veprimtarëve shqiptarë të diasporës, për të zgjuar vetëdijen kombëtare të shqiptarëve. Dhe, së pari, ky zgjim fillonte me kulturën, me gjuhën e popullit. Kjo gjuhë duhej të kishte një alfabet të përcaktuar. Dhe, sigurisht, propozimet ishin të ndryshme: cili do të ishte alfabeti i shqipes?
Në vitin 1961, nga Instituti i Kulturës Popullore u botua në Tiranë përmbledhja me dy vëllime Mbledhës të hershëm të folklorit shqiptar, ku u integruan punimet e shumë albanologëve, midis të cilëve të Hahn-it, Reinhold-it, Meyer-it, Dozonit, Jarnik-ut, Pedersen-it, Lamberc-it, etj., si dhe konbtribute të shqiptarëve të diasporës, duke filluar me Jeronim De Radën, Dhimitër Kamardën, Zef Skiroin, Zef Jubanin, etj. Në kapitullin mbi veprën e Dozonit, u botuan në përmbledhje vetëm një pjesë e këngëve të mbledhura, pothuaj shumica e përrallave të mbledhura nga ai, pra, 22 nga 24 përralla, si dhe 25 bejte, 6 distikë, 37 këngë dashurie, 59 proverba nga Fieri, Frashëri, Korça, etj., zakone dasme të Përmetit, një variant i këngës së Garentinës, të marrë nga De Rada, 9 përralla të Ezopit, korrespondenca e një djali me atin e tij, apo përralla Dy mëzat magjikë. Përsa u përket bejteve mbi dylberët, ato u çensuruan, ashtu si dhe ndonjë përrallë.